Arrestohet pasi vodhi 10 deodorantë në një market në Gjilan

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar në Gjilan është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur rreth 10 deodorantë.

Sipas Policisë, shifra e tyre është rreth 20 euro.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një market kishte vjedhur rreth dhjetë deodorante në vlerë rreth 20 euro. I njëjti kishte kryer edhe disa vjedhje në lokale të ndryshme”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme