Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Prizren, 31 tetor 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prizren, i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin.

Të ngjashme