Arrestohet personi që kishte vrarë të riun në Ratkoc në muajin maj

Rahovec | 17 Gus 2017 | 12:34 | Nga

Të mërkurën është arrestuar një burrë, nën dyshimin se ai ka kryer vrasje. Ai dyshohet se ka kryer vrasjen e një të riu nga fshati Ratkoc, në komunën e Rahovecit, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 17 maj të këtij viti një 25 vjeçar ishte vrarë, pas mesnatës në fshatin Ratkoc, ku ishte hedhur në një përrua. Nga vendi ku kishte ndodhur krimi ishin dëgjuar edhe të shtëna armësh në mëngjesin e asaj dite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme