Arrestohet personi që mashtronte qytetarët duke u premtuar viza

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 10:21 | Nga

Në qytetin e Ferizajt është arrestuar një person për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Ferizajt është vënë në pranga një i dyshuar që ka mashtruar qytetarët duke u premtuar viza pune në Gjermani, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Më urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar, dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme