Arrihen marrëveshjet e para mes bizneseve kosovare dhe atyre hungareze

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 15:14 | Nga

Forumi Ndërkombëtar i Biznesit Hungarez-Kosovar, i cili është mbajtur për herë të parë në Kosovë nën kujdesin e “City Group” L.L.C, dhe Ambasadës Hungareze, ka sjellë edhe marrëveshjet e para të biznesit mes biznesmenëve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë.

Gjatë kësaj kohe sa është mbajtur forumi, Ministri i Punëve të Jashtme I Tregtisë së Hungarisë Peter Szijjarto, së bashku me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Hungareze kanë realizuar takime të shumta me afaristë vendorë si dhe zyrtarë të lartë të Institucioneve të shtetit të cilëve iu kanë konfirmuar mbështetjen e pa rezervë ekonomike të shtetit Hungarezë për Kosovën.

Gjatë forumit me theks të veçantë është diskutuar për Bujqësi, Shëndetësi dhe Infrastrukturë, sektor këto ku ka hapësirë të shumta bashkëpunimi mes dy shteteve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.

“Rezultatet e forumit tashmë po shihen në praktikë. Gjatë kësaj kohe Korporata që përfaqësoj unë ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me një kompani prodhuese Hungareze. Ndërkaq, Ministri i Financave nënshkroi një marrëveshje për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar.

Marrëveshja në fjalë arrin vlerën 62 milion euro dhe përmban një normë të interesit 0%. Këto janë veprime pozitive që në masë të madhe do të ndihmojnë shtetin tonë në aspektin ekonomik” ka thënë z.Rrahim Hashimi Presidenti –CEO I Korporatës,“City Group”L.L.C e cila ka qenë bashkë organizatore e këtij forumi të parë ekonomik Hungarezo-Kosovar.

Forumi Ndërkombëtar i Biznesit Hungarezo-Kosovar tashmë është bërë tradicional, pasi që sivjet kanë filluar përgatitjet për forumin tjetër ekonomik i cili do të mbahet kah mesi i vitit 2017 e ku aty do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Hungarisë, por edhe shumë biznesmenë të suksesshëm nga të dyja shtete

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme