Arrijnë 21 autobusët e rinj në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 17:42 | Nga

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se 21 autobusët e shumëpërfolur kanë arritur në parkingun e “Trafikut Urban”.

“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban. Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban. Urime qytetarëve të Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.

Autobusët urbanë ishin diskutuar një kohë të gjatë në Prishtinë, pas vonesës së gjatë që ata të mbërrijnë në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdimisht e kishte paralajmëruar ardhjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme