Arsenal dhe Barcelona arrijnë marrëveshje, Suarez transferohet në Londër

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duket se ka arritur edhe një marrëveshje të rëndësishme në këtë afat kalimtar.

Katalanët pasi arritën marrëveshje me Adrien Rabiot, tashmë janë pajtuar ta largojnë një lojtar, në një marrëveshje që i shkon në favor edhe Arsenalit.

Sipas raportimeve të “Sky Italy”, Denis Suarez do të largohet gjatë këtij afati kalimtar drejt Londrës, transmeton lajmi.net.

Mesfushori pritet ti kushtojë “gunners” diku rreth 23 milionë euro, sipas Fabrizio Romanos.

Të dy palët thuhet se janë të gatshme ta mbyllin këtë marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme