Arsenal e dëshiron këtë trajner si zëvendësues të Wenger

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 09:07 | Nga

Skuadra angleze, Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri, sepse në fund të këtij edicioni pritet të largohet Arsene Wenger.

Rezultatet e dobëta këtë edicion, sërish kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit francez, Arsene Wenger.

Sipas Daily Star, drejtuesit e Arsenalit kanë identifikuar trajnerin e Hoffenheimit, Julian Nagelsmann si një ndër zëvendësuesit e francezit.

Gjermani 30-vjeçar është një nga trajnerët më të kërkuar, pasi arriti që Hoffenheimin këtë edicion ta dërgonte në Ligën e Kampionëve.

Përveç tij, në listën e Arsenalit janë edhe Carlo Ancelotti, Joachim Low, Mikel Arteta dhe Leandro Jardim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme