Skuadra angleze Arsenal, vazhdon të insistoj për transferimin e mesfushorit gjerman Julian Draxler.
Draxler ka paralajmëruar largimin nga Wolfsburgu dhe destinacioni i ri duket Liga Premier.
Reprezentuesi gjerman duket se është bindur për transferimin në Angli falë shokëve të Kombëtares si Mesut Ozil, Shkodran Mustafi dhe Per Meterscaker.
Gjithsesi mediat gjermane kanë shkruar se Arsenali tanimë ka filluar bisedimet me Wolfsburgun për transferimin e tij në Angli.
Besohet se ky transferim do t’i kushtojë ‘Topçinjve’ rreth 45 milionë euro.
Në garë për 23-vjeçarin mbeten edhe Bayern Munich, PSG dhe Juventus.