Arsenali e shet Sanchezin, transferon yllin e PSG-së

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 09:07 | Nga

Arsenali do ta shes Alexis Sanchezin nëse e transferon Julian Draxlerin nga PSG.

Dita e fundit e afatit kalimtar të verës, i cili përfundon sonte pas mesnatës, pritet të sjell disa ndryshime në Arsenal.

Sipas tabloidit britanik, “Daily Mirror”, Arsenali është i gatshëm që ta shes Alexis Sanchezin nëse e transferon Julian Draxlerin nga PSG.

Sanchez kërkohet nga Manchester City, e cila është e gatshme të paguaj 60 milionë funte për kilianin.

Por, mbetet të shihet nëse Arsenali do të arrijë që ta transferoj Draxlerin nga PSG. Nëse dështon ta blej yllin e Gjermanisë, thuhet se Arsenali do ta mbajë Sanchezin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme