Arsenali me plan ambicioz në mesfushë – synon top tre lojtarë

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është duke shikuar për tre lojtarë në mesfushë në afatin kalimtar të verës.

Mikel Artetës i është dhënë e drejta që të shpenzoj sapo që të hapet afati, dhe mesfusha është për të prioritet.

Me problemet fizike te Thomas Partey, largimin e Granit Xhakës dhe Jorginho në vitin e fundit të kontratës, Arsenali me dëshpërim po kërkon mesfushorë.

Sipas The Athletic, Topçinjtë po shikojnë një plan ambicioz për treshen Ilkay Gundogan, Declan Rice dhe Mason Mount.

Gundogani, i cili e ka drejtuar Manchester Cityn drejt titullit, kontrata e tij i përfundon në fund të këtij edicioni.

Mbetet për t’u parë nëse gjermani do të qëndroj në Etihad, por Arteta është duke shtyrë personalisht klubin që ta nënshkruajë falas.

Trajneri i Arsenalit e njeh mirë Gundoganin, nga koha e tij në City, kur ishte asistent i Guardioles.

Arteta beson se kapiteni i Cityt është zëvendësimi ideal për Xhakën, me eksperiencën dhe lidershipin, e të cilit është e vështirë që të gjendet në treg.

Gundogan ka kaluar shtatë vjet në Etihad, dhe e ka fituar pesë herë titullin, ndërsa skuadra e Arsenalit është më e reja në ligë, dhe 32-vjeçari mund t’i drejtoj këta të rinj drejt diçkaje të madhe.

Të ngjashme