Arsimi të jetë prioritet, politika të heqë dorë nga universitetet publike

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, është mbajtur konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, raporton Ekonomi Online.

Në këtë konferencë përvec rektorëve të universiteteve publike dhe private ishin të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadorë të akredituar në Kosovës.

Aty u fol gjerë e gjatë për cilësinë e arsimit, sfidat, por edhe masat që duhen ndërmarr për përmirësimin e sistemit arsimor në vend.

Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Pejës, “Kadri Zeka”, shpalosi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet arsimi i lartë në vend.

Ai mori sida shembuj ku shpjegoi ndërhyrjen e politikës në arsim dhe efektet që i la vendimi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit për mosakreditim të këtij universiteti.

“Unë kam sjell edhe tre shembuj të tjerë, kemi kërkuar me shkresa zyrtare që universiteti ‘Kadri Zeka’ të shkojnë në kuvend, pavarësisht ftesës së rektorëve të ulen dhe të diskutojnë për problemet e vitit 2018 për mosakreditimin e universiteteve publike”.

“Ministria e Arsimit nuk ka pranuar të diskutojë. Pavarësisht tendencës me komunikua me politikën ajo nuk ka dashtë me u ul me fol për universitete. Si politika i projekton arsimin e lartë. Arsimi në tërësi brenda këtij dokumenti është futur tek kapitali njerëzor që është me domethënie”, tha ai.

Një problem tjetër me të cilën po përballet universiteti i Pejës, sipas Kosumit është edhe infrastruktura e dobët, ku kërkoi nga qeveri e re të intervenojë për të eliminuar këtë problem.

Po ashtu financimi sipas tij mbetet një tjetër sfidë.

“Zgjidhja e problemeve infrastrukturore shumica e universiteteve këtë problem e kanë të theksuar dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente ta eliminojnë këtë problem. Në Kosovën tonë me mbajt ligjëratë një klasë që është 30 metra e gjerë”.

“Nuk mund të hartojmë standarde me kërkua hapësira universitare rekreacion shëndetësi dhe si ke klasat e duhura për të mbajtur mësim. Financimi në bazë të performancës- universitetet financohen në mënyrë të njëjtë, përveç financimit të njëjtë për paga qeveria duhet të themelojë një fond që nxit universitetet për hulumtime”, tha ai.

Dukagjin Pupovci, Drejtor ekzekutiv i KEC-së, pret që Qeveria e re të mos bëjë emërime politike në borde.

“Agjencia e Akreditimit ka qenë gjithnjë cak i ndërhyrjeve politike.  E kemi Qeverinë që është premtuese se nuk do të bëjnë emërime politike në borde”.

“Uroj që Qeveria ta realizojë këtë premtim dhe të mos ndërhyjë në zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve. Do të kenë vendime të vështira për të marrë, por Qeveria është për marrjen e vendimeve të vështira që këto universitet të mos dështojnë në akreditim”.

Bujar Dugolli, Dekan i Fakultetit Filozofik, ka kërkuar që edhe shoqëria civile të vihet në rrezik për kauzë të përbashkët.

“Ne kemi një rast shumë të mirë sepse kemi një rast pozitiv, të jemi promotorë vetëkritik. Patëm shkaktuar një rektor dhe universiteti u mbante pa rektor, nuk është me rendësi individi, por si e kemi ndërtuar”.

“Universitet kanë problemet dhe sfida, edhe shoqëria civile duhet ta vendosë veten në rrezik për një kauzë të përbashkët”.

Edmond Hajrizi, rektori UBT-së, tha se për dallim nga vitet e 90-ta tash universitet kanë mundësi më të mira për zhvillim, raporton EO.

“UBT është institucion i madh. Vitin e ardhshëm festojmë 20 vjetorin. Dhe të gjithë së bashku kanë staf ma pak se ne. Jemi më të shpejt dhe të ofrojmë programe të reja në Kosovë”.

“Tash kemi zhvillime dhe rrethana të tjera ku universitet kanë një zhvillim tjetër nuk jemi të izoluar dhe duhet të konsiderohet energji pozitive”.

Të ngjashme