Shpesh mund ta pyesni vetën pse ju nxihet një pjesë e trupit edhe pas një lëndimi shumë të lehtë.
Nxirja e vendit ndodh kur enët e gjakut shpërthejnë dhe rrjedhin gjak nën sipërfaqën e lëkurës.
Kjo është zakonisht për shkak të një dëmtimi të muskujve dhe indit lidhës.
Gjaku i grumbulluar formon një njollë të mavijosur që ndryshon ngjyrën dhe zbehet gradualisht pasi që gjaku i mbledhur ri-absorbohet në trup.
Por nëse kjo ju bëhet e shpeshtë dhe iu shqetëson atëherë këtu janë disa arsyet pse mund t’iu ndodhë.
Jeni një atlete apo sportiste shumë aktive
Jeni i moshuar
Lëkura juaj është e dëmtuar nga dielli
Numri i pllakave të gjakut e keni të vogël
Çrregullim i gjakderdhjes
Bëni jetë sedentare (kjo ndikon në qarkullimin e gjakut)
Mund të keni kancerin në gjak