Aksion simbolik në Prishtinë kundër shembjes së Teatrit në Tiranë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë është mbajtur një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Aksioni ka nisur në ora 17:00 dhe është zhvilluar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.

Pjesëmarrësit i kanë respektuar rekomandimet e IKSHP-së, duke mbajtur distancën, si dhe ishin të pajisur me maska dhe doreza.

Të ngjashme