Arta Bunjaku-Agani prej sot udhëheq Galerinë Kombëtare

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 15:27 | Nga

Arta Bunjaku-Agani, që nga sot ka marrë detyrën e drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Kosovës (GKK).

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, ka konfirmuar për KultPlus se drejtoreshës së re i është dorëzuar detyra sot në orën 14.

Ka plotë njëmbëdhjetë muaj që ky institucion ka funksionuar vetëm me udhëheqës detyre të drejtorit të GKK-së. Janë hapur gjashtë konkurse për drejtor, por pesë prej tyre janë vlerësuar si jovalid.

Të ngjashme