ChopinPanoFEST Prishtina 2020 shtyhet për në Nëntor, shkak Coronavirusi

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

ChopinPanoFEST Prishtina 2020 përmes një postimi ka njoftuar se për shkak të Coronavirusit është shtyrë për në Nëntor të 2020.

Postimi i plotë:

ChopinPanoFEST Prishtina 2020 ishte planifikuar të fillojë që nga sot më 8 Prill e deri më 29 Prill 2020, me një listë pianistësh e muziktarësh të shquar nga bota, rajoni dhe vendi, me një program të pasur me kryeveprat e repertoarit pianistik solo, kamertal dhe orkestral.

Për shkak të pandemisë COVID19, jemi detyruar të shtyejmë festivalin për një kohë më të përshtatshme., ne Nentor 2020. Por, kemi vendosur poashtu që në datat origjinale të planifikuara të festivalit, tju paraqesim artistët pjesëmarrës me paraqitjet e tyre muzikore online, youtube livestream e mënyra të tjera. Deri në kohën kur artistët do të jenë fizikisht në Prishtinë, për të na ofruar kënaqësinë e koncertimit live, para publikut tonë entuziast, urojmë të kënaqeni me prezantimin e pjesshë të programit të edicionit 2020.

#rriNshpi #dëgjomuzikë

Bordi i Festivalit.

Të ngjashme