Dua jep lajmin e madh: “Sunny Hill” rikthehet këtë vit në Kosovë

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

“Sunny Hill”, është festivali në Kosovë që për herë të parë u organizua në vitin 2018.

Ky festival u përsërit për të dytën herë një vit më vonë, por dy vitet e fundit, u detyrua të mos organizohej, shkaku i përhapjes së virusit COVID-19.

Por lajmin që ky festival po rikthehet këtë vit, e ka konfirmuar këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Dua, e cila është vajza e organizatorit të këtij festivali, rokerit Dukagjin Lipa, në një intervistë të fundit për Financial Times, konfirmoi se “Sunny Hill” pret rikthimin e tij si organizim pas dy vitesh mungesë.

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, ka thënë ajo për Financial Times.

Përveç Duas, emrat më të mëdhenj që festivali “Sunny Hill” ka arritur të sjellë në Kosovë për të performuar përfshijnë artisten Miley Cyrus dhe DJ-të me renome ndërkombëtare: Martin Garrix dhe Calvin Harris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme