Fillon festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia jehon 2018”

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 10:58 | Nga

Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë, në mbrëmjen e ditës së premte ka filluar Festivalin Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”, që ka për mbledhjen e adhuruesve

folklorit nga të gjitha trojet Shqiptare, për të ruajtur dhe kultivuar traditën Shqiptarë.

Para fillimi të festivalit, nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi, zyrtar tjerë dhe në prani të shumë pjesëmarrëseve u bë përurimi i Amfiteatrit të Festivalit “Anadrinia Jehon”, i financuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi i cili më këtë rast ka mbajtur një fjalim rasti ku ka thënë:

”Të respektuar familjarë të dëshmorëve, artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, miq e bashkëpunëtorë, mirë se erdhët në edicionin e shtatëmbëdhjetë të festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”. Ashtu si edhe shumë vite më parë, po mblidhemi në këtë lëndinë për të shpalosur vlerat më të mira popullore të kombit tonë. Me këtë rast duhet përgëzuar entuziastët e kulturës e traditës tonë popullore për mundin dhe përkushtimin e tyre, si dhe grupet pjesëmarrëse nga të gjitha viset shqiptare. Duke parë këtë entuziazëm, Qeveria komunale e Rahovecit ka ndarë mjete materiale e financiare për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtjen e kësaj feste kombëtare. Mbështetja institucionale është e domosdoshme, ngase festivali Anadrinia jehon është bërë tashmë institucion më vete. Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenar që faktin se me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në këtë skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore, vlera të shquara artistike nga krahina e ndryshme shqiptare, duke u bërë një shesh ku shqiptarët marrin e japin dhe ku çmojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij Kryetari Latifi.

Në natën e parë të festivalit kanë performuar: SH.K.A ,,Anadrini” Dejnë, SH.K.A,,Ardhmëria ” Gjakovë, SH.K.A,,Tingujt e Vendlindjes “Kaçanik, SH.K.A,,Muharrem e Xhevat Qena “, SH.K.A,,Isa Boletini “Rogovë, SH.K.A,,Rahoveci” Rahovec dhe  AKV ,,Zëri i Kosovës,, Fushë Kosovë.

Kurse në natën e dytë do të përformojnë: AKV,,Hajvalia” Prishtinë, SH.K.A,,Bresana”Dragash, AKV,,Dëshmorët e Kombit “Obiliq, SH.K.A,,Albana “-Kamenicë, AKV,,Mitrovica “Mitrovicë, Grupi i rapsodëve nga Malisheva, Rapsodët Shefki Salihu dhe Shaban Baksi dhe AKV ,,Nënë Tereza ” Tiranë.

Në natën e tretë do të bëhet edhe përmbyllja e festivalit dhe ndarje e çmimeve do të përformojnë: SH.K.A,,Bajram Curri “Krushë e Madhe, SH.K.A,,Minatori “Kishnicë, Grupi i Rapsodëve Gjenevë,AKV ,,Folk Alb” Tiranë, Solistja ,,Hava Bekteshi” Hamburg, AKV ,,Kemajl Azizi ” Viti, AKV,,Ilirida “Shkup dhe AKV.,,Emin Duraku “Shkup Mysafir.

Festivali tani më tradicional, organizohet në përkujdesje të Kryetarit të Komunës, Smaj Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së në Rahovec dhe këshillit organizativ të festivalit udhëheçur nga Ervin Hoxha, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme