Haradinaj: Vdekja e hershme e komedianit simpatik dëshmon sa e brishtë është jeta

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 14:48 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e komedianit tashmë të ndjerë Blerim Peci.

Ka thënë se vdekja e tij e hershme, dëshmon se sa e brishtë është jeta.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të artistit Blerim Peci, u shpreh ngushëllime më të dashurve të tij, miqve dhe komunitetit të artistëve.

Ikja e hershme e Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar atë përmes humorit të hollë!

Pusho në paqen e përjetshme, Blerim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme