Imazhi mediatik i shqiptarëve në shtypin serb më 1912-1913

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 08:54 | Nga

Në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike (1912-1913), në periodikët serbë janë botuar një numër i konsiderueshëm tekstesh që kanë sjellë një varg përfytyrimesh të ndryshme për popullsinë shqiptare – për pozicionimin e saj si e parëndësishme nga pikëpamja kulturore, shoqërore dhe politike kur bëhej fjalë për shpërndarjet e reja territoriale në Ballkan, pas përfundimit të veprimeve luftarake.

Do të përpiqemi që në këtë punim të përshkruajmë dhe analizojmë përfaqësimet e tilla mediatike për të vërtetuar shkallën e koherencës së tyre ideologjike dhe tematike, dhe për të përcaktuar deri në ç’masë këto përfytyrime kanë përkuar me retorikën e atëhershme zyrtare të Qeverisë serbe lidhur me çështjen e aspiratave kombëtare të shqiptarëve, shkruan Millan Milkoviq, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Po ashtu, do të përpiqemi të ofrojmë një hartë të tendencave kryesore dhe narrativave në prodhimin e stereotipave mbi identitetin etnik, kulturor dhe politik të shqiptarëve, duke shqyrtuar deri në një masë edhe mënyrën e formësimit të qëndrimeve të opinionit publik serb nëpërmjet aspekteve fiksionale, respektivisht dokumentare të teksteve në periodikët serbë.

Analizën e përfytyrimeve për shqiptarët e kemi bazuar në një grup përfaqësuesish të formuar nga disa prej titujve më të rëndësishëm të asaj kohe në Serbi: “Politika”, “Radničke novine”, “Srpski književni glasnik”, “Delo”, “Ilustrovana ratna kronika” (Beograd), “Ilustrovana ratna kronika” (Novi Sad).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme