Pas shërimit nga COVID-19 Tom Hanks i rikthehet filmit për Elvis Presleyn

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Filmi i Baz Luhrmann për ikonën amerikane të muzikës, Elvis Presley do të rinisë xhirimet më 23 shtator në Australi, pas ndërprerjes së detyruar në muajin mars, kur një nga protagonistët, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson, u infektuan me Covid-19, deklaroi regjisori Luhrmann, i cili ka drejtuar filma të tillë si ”Moulin Rouge”, ”Australia” dhe ”The Great Gatsby”.

Në film, fituesi i dyfishtë i Oskarit Tom Hanks është koloneli Tom Parker, menaxheri i këngëtarit, i luajtur nga Austin Butler, ndërsa Olivia DeJonge (Dolls Stray) do të luajë rolin e Priscilla Presley.

Filmi i kompanisë ”Warner Bros” mbulon dinamikën midis Presley dhe Parker për një periudhë prej 20 vjetësh.

Hanks arriti në Australi me një avion privat, të martën në mbrëmje/ANSA.

Të ngjashme