Promovohet libri “Gjëma e Burimit” – Kërkohet që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 13:04 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës u promovua libri “Gjëma e Burimit”, me autor Habib Zogaj, me ç’rast u dha edhe premiera e dokumentarit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë libër dokumentohen krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, konkretisht për masakrën që është kryer në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Në promovimin e këtij libri, u kërkua që institucionet e Kosovës ta padisin Serbinë për gjenocidin në Kosovë.

Autori i librit Habib Zogaj me këtë rast tha se një libër dhe dokumentar kërkon bukur angazhim dhe mbështetje, por që tha se këto nuk i kanë munguar.

“Falënderoj bashkëpunëtoret, familjen time që vazhdimisht punojnë për të mos e prishur qetësinë time. Mesazhi im i sinqertë për institucionet e kulturës dhe shtetit është t’i mbështes punimet e tilla. Jo për grykësinë por për të mbajtur para fytyrës të bëmat e atyre që vranë e prenë. Nuk thuhet kotë ata që e harrojnë historinë është rrezik të përsëritet”, tha Zogaj.

Redaktori i librit, Ruzhdi Jashari, ka folur për librin “Gjëma e Burimit”, dhe për masakrën në fshatin Burim të Malishevës.

“400 masakra mbi 1400 fëmijë mbi 1600 të zhdukur mbi 20 mijë femra të dhunuara janë bartje e ndërgjegjes. Autori me këtë dokumentar “Gjema e Burimit “ nxori në pah fytyrën e maskuar të shtetit serb të cilët vrasin plaçkitnin e dhunojnë dhe inskenojnë krimin ndaj popullit shqiptar”.

“Ky libër është testament i harresës. Për krimet e kryer në Kosovë ishte bekimi i Kishës ortodokse serbe. Gjeneratat pas nesh duhet t’i mësojnë përjetimet e tmerrshme të prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve. Institucionet e shtetit tonë duhet ta padisin Serbinë për gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Profesori Mehmet Rrukiqi tha se historiografia shqiptare po pasurohet me një vepër të re në aspektin letrar e gjuhësor.

“Malisheva është treva më e njohur për folklorin burimor, dhe aty paraqitet e vërteta e ngjarjes rreth një territori. Edhe në kuptimin global mbetet i gjallë kujtimi i luftërave të popullit shqiptar. Shqiptarët i kanë plotësuar të gjitha kushtet të jenë shtet i pavarur. As vet Habibi nëse e lexojmë librin nuk mund të kuptojmë në thellësi ngjarjen që ka ndodh dhe masakrat e pamëshirshme”, tha ai.

Të ngjashme