Pse mungojnë skulpturat publike femërore në Kosovë, çka tregon kjo për femrën?

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 21:52 | Nga Ilir Muharremi

Pse te ne në Kosovë nuk kemi shtatore me figura femërore? A dëshmon kjo se femra nuk ka kontribuar shumë në politikë, shkencë, filozofi, art, histori ose edhe mitologji?

Krahasuar me figurat mashkullore që dominojnë nëpër të gjitha sheshet e Kosovës, figurat femërore mungojnë. Përveç Nënë Terezës, figurat femërore shqiptare nuk janë të shfaqura si skulptura në sheshet publike të Kosovës.

A tregon kjo se femra ishte e shtypur në të kaluarën dhe vazhdoj të mos depërtoj në mbretërinë mashkullore.

Cili është fajtori? Ose ndoshta mashkulli femrën nuk e llogaritë si të denjë për problemet madhore për ta vulosur historinë. Kjo tregon se femra vuante për lirinë dhe formimin e saj intelektual në Kosovë.

“Nëse je grua, gjasat më të mëdha për t’u bërë një shtatore i keni nëse jeni një figurë mitologjike apo alegorike, një virgjëreshë e famshme, mbretëreshë ose një nudo”, thotë Caroline Criado Perez, një aktiviste britanike, e cila luftoi shumë për ngritjen e së parës figurë të shquar femërore në sheshin e Parlamentit, në Londër.

(Autori është kritik arti)

Të ngjashme