Violinisti shqiptar që pushtoi njërën nga shtatë mrekullitë e botës

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 10:13 | Nga

Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro të Brazilit, është një prej shtatë mrekullive të reja të botës. Është 30 metra e lartë. Prej 700 metrave lartësi mbidetare, duket sikur përqafon gjithë qytetin. Filma e projekte të ndryshme shumë herë shfaqin pamje nga lart të kësaj statuje, por zakonisht të incizuara nga helikopteri.

Por violinisti i njohur shqiptar Olen Cesari ka arritur të bëjë atë që askush nuk e ka bërë deri më tani. Ai është ngjitur sipër statujës dhe ka performuar veprën e njohur “Ave Maria” të Schubertit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë moment kaq rrëqethës ai e ka dokumentuar me një incizim ku shihet duke interpretuar nga lart, video së cilës i ka bashkëngjitur edhe pamje të tjera nga qyteti i bukur brazilian.

Këtë gjë, Cesari e përshkruan si një udhëtim “brenda vendit spiritual dhe introspektiv të fshehur në zemrat e secilit”.

Me këtë video të shfaqur në fillim të këtij muaji, një vit pasi është realizuar, ai ka mëtuar që në njëfarë mënyre të shpalosë vizionin e shpresës dhe besimit në muzikë. Dhe si e tillë ka dalë të jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme