Asamblistja e LDK e akuzon VV-në se bashkëpunuan me PDK për rrëzimin e kryesuesit të Kuvendit në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kanë bashkëpunuar sot me PDK-në për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Rafuna ka thënë se plane të tilla të VV-së me PDK-në nuk do ta ndalin kryetarin Rama në atë që asamblistja e quan “rrugë drejt transformimit”.

Reagimi i plotë:

 VV tha se nuk do të bashkëpunojë me PDK në Kryeqytet ndërsa sot me shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit dëshmuan të kundërtën me planin e tyre për ‘’rrëmbimin’ e pushtetit në Kryeqytet.

Plane dhe bashkëpunime të tilla tashmë të hapura nuk na ndalin në rrugën tonë drejt transformimit të Prishtinës.

Të ngjashme