Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza të Ferizajt

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 17:14 | Nga

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Jeta e re” në Llojza. Ai takoi banorët e kësaj zone të cilët falënderuan të parin e Ferizajt për përfundimin e këtij investimi mjaft të rëndësishëm për gjithë këtë zonë.

Në anën tjetër Aliu tha se në territorin e Ferizajt këto ditë ka një zhvillim të hovshëm të projekteve infrastrukturore. Kjo për faktin se qeverisja e re i ka dhënë drejtim shumë prej këtyre projekteve dhe ka vullnetin e plotë për të përmbyllur përfundimisht ciklin e investimeve infrastrukturore në fshatrat e komunës sonë dhe në qytet. Ai uroi banorët e kësaj lagje duke u shprehur se punimet që po kryhet janë në mbikëqyrje të plotë të institucioneve lokale, për cilësinë e tyre, për të cilat qeverisja lokale është e pakompromis.

Ky projekt dhe shumë projekte që po realizohen në këtë zonë dhe zona të tjera janë dëshmi e një hovi të mirëplanifikuar të qeverisjes lokale për të shtrirë investimet në të gjithë territorin e Ferizajt me projekte zhvillimore, kryesisht të fushës infrastrukturore.

Image may contain: 2 people, people standing, cloud, sky, shoes, tree, outdoor and natureImage may contain: 1 person, sky, cloud, outdoor and natureImage may contain: 3 people, people standing, sky, cloud and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing, sky, cloud and outdoorImage may contain: plant and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme