Në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës në fshatrat e Prishtinës, Drejtoria e Investimeve Kapitale, ka përfunduar ndërtimin e rrugës Llukar – Siqevë.
Rruga ka gjatësi prej 3,120 m dhe gjerësi prej 6 m.
Punë-kryesi “Drini Company” ka përfunduar punimet sipas kontratës në afat prej 90 ditësh.
Vlera e kontratës me numër të prokurimit 616 15 034 511 është 341,520.00 euro dhe punimet kanë garanci 5 vjet pas pranimit të punimeve.
Qarkullimi i banorëve tash e tutje do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurt edhe në sezon të dimrit.