Asfaltohet rruga që lidh Obiliqin me Fushë-Kosovën

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 15:47 | Nga

Asfaltohet rruga “Pajazit Islami” që lidhë komunën e Obiliqit me atë të Fushë Kosovës, gjegjësisht fshatrat Dardhishtë dhe Nakaradë.

Asfaltimi i kësaj rruge hynë në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta, që komuna jonë ka realizuar me komunat fqinjë.

Realizimin e këtij projekti është duke e bërë komuna e Fushë Kosovës. Kjo rrugë, lehtëson në masë të madhe qarkullimin e banorëve që frekuentojnë në këtë aks rrugor.

Për realizimin e këtij projekti, falenderojmë komunën e Fushë Kosovës gjegjësisht kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha.

Më parë, bashkëpunim të tillë komuna jonë ka pasur edhe me komunën e Prishtinës, ku është bërë asfaltimi i rrugëve që lidhë fshatin Mazgit me fshatin Bërnicë e Ulët dhe ajo që lidhë fshatin Breznicë me fshatin Barilevë.

Fotografia e Xhafer Gashi për Obiliq

Fotografia e Xhafer Gashi për Obiliq

Fotografia e Xhafer Gashi për Obiliq

Fotografia e Xhafer Gashi për Obiliq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme