AShAK-u përkujton Fiedlerin: Albanologjia humbi një shkencëtar të zotin

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 11:38 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka mbajtur mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut gjerman, Wilfried Fiedler, i cili ishte anëtar i jashtëm i Akademisë, raporton EkonomiaOnline.

Jusuf Bajraktari e hapi akademinë përkujtimore duke i ftuar të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së studiuesit gjerman.

Ai e vlerësoi lart veprën e tij dhe kontributin e tij, ndërsa tha se kanë humbur, një studiues të albanologjisë, shkencëtar dhe mbi të gjitha mik.

“Jemi mbledhur në këtë tubim përkujtimor për ti dhënë lamtumirën e fundit albanologut Wilfried Fidler, të jashtë që është anëtarë që nga viti 1991.  Vepra e tij vlerësohet tek arritjet kapitale dhe ne jemi krenar që r kishim pranë sepse këtë afërsi e krijoi vet, duke ofruar për botim 3 nga veprat kryesore të tij. Shuarja e tij është një humbje e madhe për albanologjinë për shkencën dhe miqtë dhe të gjithë në që e kemi vlerësuar”, tha ai.

Edhe Akademiku Rexhep Ismajli, e vlerësoi lart veprën e Wilfried Fiedler. Ndërsa tha se albanologu Fidler shkoi në botën tjetër atje ku janë emrat e mëdhenj.

“Albanologun gjerman që vinte këtu çdo vit nuk është më me ne ka ikur në botën tjetër, atje tu janë  emrat e mëdhenj. Bashkë me akademik Eqrem Bashën e takuam ashtu vital siç do të ishte vepra e tij e re pjesën e parë të së cilës sa e kishim botuar. Në akademinë tonë ka nenë i pranishëm që nga 1991 në Kosovë është i pranishëm qysh nga vitet 70, kur filli punën në seminarin e gjuhës dhe kulturës shqipe”, tha ai

Wifried Fiedler ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, që nga viti 1991.

Të ngjashme