ASK publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM2 2019

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2019), shkruan Ekonomia Online.

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2019 ishte 610.8 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 57% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.


Në TM2 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 493.9 milionë Euro.


Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (32%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%) dhe konsumi i ndërmjetëm (11%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM2 2019”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme