“Askujt tamam nuk i bie”, Osmani u përgjigjet zërave se mban anën e Albin Kurtit

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  iu është përgjigjur zërave se po e mbanë anën e Lëvizjes Vetëvendosjes, më saktësisht të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti, duke thënë se askujt asgjë tamam nuk i bie, por që përkundër kësaj ajo vendimet i merr në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, raporton Ekomia Online.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë para nesh, e shumë më të mençur se ne, nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave dhe sisa të tjera të vogla që ishin në koalicion kërkonin që të shtyja datën e zgjedhjeve lokale, dhe kishim një opozitë shumë më të vogël që është sot, vendos a në favor të opozitës që mos të shtyhet data, pavarësisht se kisha të drejtën. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme të opozitës prapë u akuzova se po konsultohem e po ja bëjë qefin Kurtit. Ka dhjetëra raste përgjatë këtyre pesë viteve që jam presidente, dhe përkundër faktit që kam dalë me qëndrime të kundërta me Qeverinë, përsëri nuk iu ka rënë tamam, më kanë akuzuar. Por sic e shihni përkundër të gjitha këtyre akuzave, që do të vijën te unë, qëndrojë dhe do të qëndrojë edhe shumë gjatë duke mbrojtur interesin e qytetarëve, ata që akuzojnë pa lexua, analizuar e menduar gjatë. Është mirë të mendojnë se edhe pas këtyre zgjedhjeve sepse do të vijnë tek unë të kërkojnë mandatin. Dhe është mirë që gjuha e përdorur në politik të jetë brenda suazës së normale. I kuptojë qëndrimet e ndryshme të partive politike, pro detyra ime si presidente është të sigurohem të kemi një datë ku zgjedhjet mund ët organizohen”, tha Osmani.

E pyetur nëse deklarata e saj se “do të qëndrojë gjatë këtu” përbën paralajmërim për një mandat të dytë, Osmani tha se “kjo nënkupton se do të vazhdoj të kontribuoj për shtetin tim”.

“Paralajmërim që do të jem duke kontribuar për shtetin tim, cili do të jetë pozicioni politik datë do ta caktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Ajo theksoi se ende nuk ka marrë një vendim për pozicionin e saj të ardhshëm, duke shtuar se gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe përbërja e Kuvendit të ri.

“Ta shohim cila do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhëm pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit ajo besoj se qartëson gjithçka. Por po e përmend, do të jem duke shërbyer në institucionet publike të Kosovës, duke shërbyer aty ku mund ti ndihmojë vendim tim më së miri”, ka deklaruar Osmani.

Të ngjashme