Asnjë person nuk i nënshtrohet testit për Coronavirus sot në Vushtrri

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Pas 19 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot nuk do të testohet asnjë kontakt i të infektuarve në këtë komunë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.“ Nuk do të ketë testime sot, Shumica dërrmuese janë testuar”, ka thënë Meholli.

Meholli po ashtu tha se të infektuarit në këtë komunë janë të moshave të ndryshme dhe të gjitha janë raste kontakti më të infektuarit e ardhur nga Suedia.

Ditët e fundit janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, këto raste po shënojnë valën e dytë të përhapjes në Vushtrri.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 43 raste me Covid-19, 1 prej tyre ka vdekur dhe 19 raste janë aktive, prej tyre edhe dy punëtorë shëndetësorë

Të ngjashme