Asnjë profesor i UP-së me aktakuzë nuk është suspenduar

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Admovere” ka prezantuar  raportin “Profesorët përballë ligjit”, në lidhje me aktakuzat dhe kallëzimet penale ndaj stafit akademik të UP-së, raporton Ekonomia Online.

Ky raport është i ndarë në dy pjesë, njëra ka të bëjë më stafin akademik që kanë bërë shkelje etike kurse pjesa e dytë me stafin akademik që janë në procese gjyqësore. Raporti thotë se asnjë profesor me aktakuzë nuk është suspenduar nga puna.

Aulona Mehmei autore e raportit tha se kanë hasur edhe në vështirësi në qasje në informata.

“Kemi trajtuar rastet në Kosovë me akuza penale. Raporti është fjala për profesorët të cilët kanë një status të veçantë, si po shkelet detyra brenda universitetit dhe jashtë”.

“Profesorët shërbejnë si model dhe është e rëndësishme aspekti etik, e dyta se janë shtresë  akademike, e kanë obligim moral përpos ligjor”.

Ajo më tutje shtoi, se gjatë përpilimit të raportit kanë gjetur se në UP janë pjesë e stafit profesorë me aktakuza si dhe profesorë që kanë shkelur kodin etik.

“I kemi dërguar letër rektorit dekanët dhe sekretarit të përgjithshëm. Pjesa e dytë e raportit ka të bëjë atë se sa prej stafit të UP-së që janë me aktakuza”.

“As rektori as prorektorët as dekanët nuk na kanë kthyer përgjigje. Edhe gjykatat e Kosovës na kanë mbajt me premtime se do të kryejnë punë dhe na kanë thënë se kjo që po kërkoni është shumë e madhe”, tha ajo.

Rina Kika, tha se shumica e institucioneve që kanë kërkuar informata nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre.

“Me përjashtim të dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe ai i Ingjinerisë Mekanike që kanë pranuar të intervistohen”.

Poashtu ajo shtoi se as gjykatat në Kosovë nuk iu kanë kthyer përgjigje.  

“Shumica e i institucioneve nuk janë përgjigj për informatat e kërkuara. Kushtetuta e Kosovës au lejon të gjithë qytetarëve për të bërë kërkesë për qasje në dokumente publike, në rastin e Aulonës kjo nuk ka ndodh”.

“Pas publikimit të raportit Gjykata Themelore e Prishtinës kthen përgjigje dhe u arsyetuan se kërkesa është shumë voluminoze”.

Arben Hajrullahu, profesor duke komentuar raportin tha se si shoqëri kemi krijuar kulturën e “shtirjes” kinse nuk e dimë se cfarë është duke ndodhur.

“E kam lexuar raportin pritshmërisë kanë qenë ma të larta, sa i përket vështërsive ato janë shumë reale.”.

“…burimin besoj që e ka të dy elemente kjo kultura e shtirjes që është e përhapur kinse nuk e dimë çka po ndodh, është instaluar kultura e shtirjes, duke e ditur që një nunër i profesorëve janë duke i shkelur normat ma bazike në botë”.

Të ngjashme