Në fshatin Zllatar të Prishtinës (28.04.2025) është bërë rikonstruimi i vendit të ngjarjes në rastin e 18.02.2022 ku një polic mbeti i vrarë nga kolegu i tij në një aheng privat të disa zyrtarëve policorë.
Në villën ku dyshohet se ka ndodhur vrasja e policit u bë rikonstruktimi i vendit të ngjarjes. Gazetarët nuk janë lejuar të filmojnë atë nga afër.
I ndjeri L. H., zyrtar policor, 27-vjeçar, kishte mbetur i vrarë – sipas Prokurorisë – nga arma zyrtare e kolegut të tij, Fatlum Mehmeti, në një aheng, më 18.02.2022.
Dosja e Prokurorisë përshkruan se i ndjeri Haxholli ishte qëlluar në regjionin e krahut të djathtë – duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në një aheng, ku kishin qenë të pranishëm mbi 10 zyrtarë policorë./kallxo.com/