Asociacioni pjesë e marrëveshjes finale – Ukaj kërkon kujdes për statutin: Me ShBA-në suksesi i garantuar

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 14:26 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i komunave serbe do të jetë pjesë e marrëveshje finale me Serbinë, po vlerëson analisti politik, Fidan Ukaj, kjo edhe pas deklarimeve të fundit që vijnë nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Ai madje i tha Ekonomia Online, se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të bëjë presion që njohja reciproke të përfshihet në marrëveshje.

“Kryeministri i vendit, pos presionit që duhet të bëjë në dialog që njohja reciproke të jetë pjesë e këtij plani franko-gjerman edhe formimi i Asociacionit të jetë pjesë e këtij plani dhe të përmbyllet njëherë e përgjithmonë saga e bisedimeve”, u shpreh Ukaj.

Ukaj thotë se kujdes i veçantë duhet që t’i kushtohet statusit të Asociacionit në mënyrë që sipas tij, serbët të mos kenë ambicie për paralizimin e shtetit.

“Duhet të kemi shumë kujdes gjatë draftimit të shkrimit të statutit të këtij Asociacioni, që ky Asociacion të mos krijojë më probleme në të ardhmen dhe të jetë në frymën e kushtetutshmërisë së vendit dhe asesi që në të ardhmen të krijojë precedentë dhe mundësi që ky komunitet të ketë ambicie për formimin ose paralizimin e shtetit të Kosovës”, tha Ukaj për Ekonomia Online.

Ai potencoi që Qeveria duhet ta dëgjojë dhe të bashkudhëtojë veprimet me ShBA-në, pasi sipas tij, suksesi është i garantuar.

“Ne duhet t’i dëgjojmë edhe të bashkudhëtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e suksesi i Kosovës është i garantuar”, tha Ukaj.

Të ngjashme