Sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas ka konfirmuar se planifikon të luajë deri në fund të karrierë te Celta Vigo, ndonëse për të po interesohet Real Madridi.
Reprezentuesi i Spanjës, Aspas ka shënuar 63 gola në La Liga që kur iu bashkua Celtas në vitin 2015, përfshirë 22 stinorin e kaluar dhe tetë këtë stinor.
“Unë jam shumë i lumtur me situatën time aktuale. Këtu jam me familjen time dhe po ndjehemi shumë mirë. Do të pëlqeja të pensionohem këtu. Real Madrid? Ai tren ka ikur nga stacioni. Reali duhet të flasë me Celtan nëse ka interesim e vetëm pas kësaj mund të flas me mua”, ka thënë Aspas 31-vjeçar për “Cadena Cope” të mërkurën.