ATK anulon tenderin e iPad-ëve pas opinionit të Kundër Korrupsionit

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 19:57 | Nga

ATK anulon tenderin e iPad-ëve pas opinionit të Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës kishte thënë se ATK duhet të anulojë një tender për tabletë iPad, ngaqë kishte kritere në kundërshtim me ligjin në fuqi për Prokurim Publik në Kosovë

ATK pati specifikuar në tender se tabletët duhet të jenë të prodhuesit Apple, e kjo bie ndesh sipas AKK-së, pasi favorizohet prodhuesi Apple dhe në të njëjtën kohë diskriminohen prodhuesit tjerë të pajisjeve, transmeton Koha.net.

Pas kësaj Agjencia Tatimore e Kosovës ka anuluar këtë tender me arsyen: “Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit. Nga njësia kërkuese specifikimet teknike nuk janë përgatitur siç duhet, dhe opinionit të AKK-së të pranuar me datën 15.07.2016”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme