ATK do t’i hetojë këngëtarët e gastronominë në lidhje me deklarimin e të hyrave

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e tyre për të evidentuar aktivitetet për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie të mërkurën, Zv.drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se kanë informata se shumë persona kanë deklaruar më pak se të hyrat në realitet.

“Nga inspektimet që kemi bërë, ka rezultuar se sektori i Gastronomisë është njëri ndër sektorët që bën rreziqe në mospërmbushje të obligimeve tatimore. Në kuadër të kësaj, ne fillimisht kemi filluar me inspektime në terren dhe njëkohësisht kemi siguruar fakte e informata të cilat e kompletojnë dosjen qoftë person fizik ose person afarist me ç’rast kemi ardh në përfundim gjithnjë duke menduar që të minimizojmë çdo mundësi çdo mundësi biznes ose person fizik të shmang pagesat tatimore”, tha ai.

“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”, tha ai.

Murtezaj, ndër të tjera përmendi problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie “pagesa përgjithësisht të ulëta,  me një kontribut të vogël në të hyra,  pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të  konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj”.

Në fund të kësaj konference drejtori i ATK-së paralajmëroj se para së të fillojmë me vlerësimet tatimore, kontrollet ne përmes kësaj konference i bëjmë thirrje të gjithë personave, bizneseve, të cila gjatë kësaj sezone kanë pasur aktivitete të shtuar të deklaroj dhe paguajnë saktë obligime e tyre që i përcakton Legjislacioni Tatimor në fuqi, në të kundërtën ne jem të obliguar që të fillojmë me hapjen e kontrolleve, si dhe ndëshkimet për mos deklarim, e cila sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale.

“I bëjmë thirrje që deri në afatet e rregullta me datën 20 të muajit shtator dhe 15 tetor, të deklarojnë dhe paguaj obligimet tatimore, pasi që pas këtyre afateve veprimet e ATK-së nuk do të jenë më thirrje por veprime konkrete”, tha në fund zv.drejtori i ATK-së.

Të ngjashme