Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) po merr pjesë në edicionin e 7-të të Panairit Virtual të Karrierës, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës së Universitetit të Prishtinës.
Përmes këtij panairi, ATK po i informon studentët e interesuar për mundësin e vijimit të punës praktike në Administratën Tatimore, bazuar në kërkesat individuale të tyre.
Gjatë këtij panairi studentët do të kenë mundësinë të informohen lidhur me aplikimin për punë praktike ose për punësim.
Të gjitha këto informacione mund të merren përmes platformës virtuale http://pvk.uni-pr.edu/, e cila është një mundësi e re, që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim në karrierë.