ATK-ja për gjashtë muaj inkasoi 423 milionë euro

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 11:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se ATK-ja ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Murtezaj tha se pavarësisht sfidave që po ballafaqohet vendi nga ana ekomomike, falë punës që po bëjnë kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim.

Ai po ashtu theksoi se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

“Ky sukses është si rezultat i përpjekje të përbashkëta. ATK do të bëjë përpjekje për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg. Do t’i përjetojmë rezultat e periudhës gjashtë mujorë të vitit 2023. Në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

“TVSh vazhdon që të ketë primatin e të hyrave të përgjithshme. Si institucion jemi të fokusuar vazhdimisht në realizmin të të hyrave tatimore. Gjatë kësaj periudhe është bërën një  mori aktivitete që kanë prodhuar rezultat, mbi 16 mijë inspektime, nga këto inspektime 1.6 milionë euro është vlera e gjobave. Inkasimi i borxheve, viteve të fundit jemi duke shënuar progres edhe ne këtë indikator, ATK secilin vit ka shënuar progres në inkasimit të borxheve”.

“Pagesa e tatimeve nga këngëtarët, ky garfikon pasqyron gjendjen se ku kemi qenë dhe ku jemi. Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse për vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtarët dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100 për qind”, tha ai.

Projekti i përmbushjes tatimore “Personat e Pasur”, si dhe “Mos deklarimi i të Ardhurave në TAP” ishin më të rejat e fundit që u prezantuan, si planifikime të ATK-së, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të pasur duke përdorur bazë të të dhënave në formë sistemi/platforme e cila mundëson ndërlidhjen me institucione qeveritare, jo qeveritare, financiare me qëllim të trajtimit tatimor të kësaj kategorie, rritjen e numrit të deklarimeve dhe pagesës së tatimit nga kjo kategori e tatimpaguesve, si dhe zvogëlimi i hendekut tatimor si rezultat i mos deklarimit të të ardhurave nga personat me të ardhura të larta.

Të ngjashme