ATK-ja realizoi seminar për AMIK-un

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 12:48 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar Seminar për anëtarët e Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin:

  • Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale;
  • Tatimi në Qira;
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
  • Tatimi në të Ardhura të Korporatave;
  • Raportimi i blerjeve mbi 500 euro;
  • Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur obligimet tatimore të organizatave mikrofinanciare ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Në këtë seminar pjesëmarrës ishin: Anëtarët e Institucioneve të anëtarësuara në Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme