ATK-ja shton masat e kontrollit për verifikimin e punëtorëve të padeklaruar

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 11:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar kontrollet tek bizneset për të cilat dyshohet se kanë të pa-deklaruar punëtorët, raporton Ekonomia Online.

Një aktivitet i tillë është zhvilluar në Prishtinë te disa subjekte biznesore për të verifikuar nga afër listën e punëtorëve nëse janë të deklaruar siç kërkohet me Legjislacion Tatimor.

Lidhur me problematiken e punëtorëve të pa deklaruar, ATK ka punuar në vazhdimësi, këtë është duke e bërë edhe me zbatimin e projektit të fundit për formalizimin e punëtorëve tha drejtori iATK Ilir Murtezaj, duke shtuar se formalizimi i të punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e këtij institucion.

“Ndër shumë aktivitete që kemi zhvilluar në drejtim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale është edhe pjesa formalizimit të punëtorve, të cilet nuk janë të deklaruar nga punëdhënësi i tyre, për të cilen pjesë ATK nga inspektimet e bëra në teren nga janari I këtij viti e deri më tani ka arritur që të formalizoj 2 756 punëtorë”.

“Krahas kësaj si rezultat i aktiviteteve të shumta që bëhen në teren janë edhe biznese, të cilat ndërmarrin veprimet e tyre duke lajmëruar të punësuarit dhe ky numër sigurisht që është edhe më i lartë. Aktualisht punëtorë të formalizuar kemi rritje 364 mijë”, qe nese e krahasojmë me shtatorin e vitit te kaluar rezulton se kemi mbi 24 mijë punëtorë tw rijnë qe pjesa me e madhe e tyre janë nga formalizimi i punëtorëve.

Murtezaj vuri theksin edhe në implementimin e Pakosë për Ringjallje Ekonomike, konkretisht masen 1.2 e cila ka të bëje pikërisht me formalizimin e punëtorëve, e cila sipas tij ndihmon mjaft shumë në futjen në sistem të kësaj dukurie.

Po ashtu drejtori i ATK-së u bëri thirrje të gjithë të punësuarave që të aplikojnë  deri me 15 tetor për të përfituar nga masat të cilat njëkohësisht ndihmojnë formalizimin e punësimit, pasi që sipas tij, aktivitete në drejtim të formalizimit të punëtorëve do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim në lokacione të ndryshme të vendit dhe së për çdo rast të hasur do të ketë masa ndëshkuese, sipas dispozitave ligjore për shmangje tatimore.

Murtezaj shtoi se aktualisht Administrata Tatimore ka filluar me zbatimin e tri projekteve të mëdha të përmbushjes, ku secila prej tyre ka indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin e punëtorëve, projektet në fjalë si ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Ai ka sqaruar se këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në dhe përmes së cilave ne synojmë trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar, raporton EO.

Të ngjashme