Administratës Tatimore të Kosovës sot janë bashkuar 20 inspektor tatimor, të cilët kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, uroj mirëseardhje për inspektorët e rinj, duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të ATK-së, me theks të veçantë trajtimin korrekt dhe të njëtrajtshëm të tatimpaguesve.
Njëherit, drejtori Murtezaj potencoj se procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs.
Vlen të theksohet, se ATK në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor, për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara, andaj këta inspektor do të jenë vlerë shtesë në arritjen e objektivave.