Auditori gjen parregullsi në projektet e tri stadiumeve, Çeku: Kemi marrë masat e duhura

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumeve të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, ishte temë diskutimi ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.

Probleme me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale, ishin disa nga të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për stadiumin “Adem Jashari në Mitrovicë”, atë të Gjilanit si dhe të Gjakovës.

Aty, fillimisht u prezantuan shumë të gjetura nga Raporti i Auditimit, si me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, duke dhënë detaje nga të gjeturat e këtij raporti ka thënë se për stadiumin “Adem Jashari” problemi kryesor ka qenë shpronësimi.

Parregullsi me pronën auditori ka gjetur edhe tek stadiumi i qytetit të Gjilanit, ndërsa vonesa të shumta dhe mos realizim të kontratave janë gjetjet sa i përket stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Ajo tha se ZKA ka dhënë edhe nëntë rekomandime në lidhje me këto.

“Infrastruktura sportive është kushti themelor për ngritjen e sportit në nivelin ndërkombëtarë. Përgjegjës për të krijuar kushte janë MKRS si dhe komunat. ZKA ka kryer auditimin nëse Ministria dhe këto komina a ishin efikase për rinovim. MKRS kishte lidhur marrëveshje me komunat në vlerë prej 16.7 milionë euro. Ky auditim ka vlerësuar edhe procesin e  standardeve. Po filloj me gjetjet e ZKA-së për Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, MKRS nuk kishte qenë në dijeni që nuk kishte vetëm një titullar të pronës, stadiumi ishte ndërtuar më disa prona. Kjo çështje nuk është zgjidhur ende. Po rinovohet për herë e tret ky stadium”, tha ajo, me ç’rast tregoi për të gjeturat edhe për stadiumin e Gjilanit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se kanë shkëputur kontrata e operatorëve për shkak se nuk i kishin kryer punimet sipas kontratave të lidhura dhe kanë nisur procedurë të re të prokurimit.

 “Sa i përket raporti të auditorit, po jap një pjesë të mirë e rekomandimeve më të cilat pajtohemi plotësisht, konsideroj që janë shumë të nënkuptueshme. Po e filloj me stadiumi e Gjilanit ku ka ndodhur shkëputja e kontratës më operatorin është bërë para se të bëhej raporti i auditimit. E kemi bërë analizën e gjendjes dhe kemi nisur procedurë të prokurimit, kemi ndarë 15 milionë euro dhe kemi bërë memorandum me komunën për hapjen e prokurimit. Është shkëputur kontrata me operatorin e kaluar, është siguruar projekti dhe komuna është duke ndjekur procedurat për hapjen e prokurimit”, th Çeku.

“Kur jemi tek stadiumi i Gjakovës kemi insistuar që operatori t’i vazhdojë punimet, por operatori ka qenë i papërgjegjshëm. Ne kemi filluar komunikimet menjëherë me kryetarin, janë 4 milionë euro të dedikuara për përfundimin e stadiumit të Gjakovës. Do të nënshkruajmë marrëveshje, Ministria do t’i sigurojë financat, ndërsa Komuna t’i kryejë punimet”.

“Rasti më i komplikuar stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Është çështje ditësh kur do të lëshohet leja përfundimtare para nisjes së punimeve. Në momentin që sigurohet leja ndërtimore, operatori do të nisë punimet. Buxheti është i siguruar për të gjitha stadiumet”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se për çdo veprim në lidhje më këtë projekt kanë qenë të koordinuara me MKRS-në.

Ai tha se gabim për këtë projekt ka qenë lidhja e kontratës kornizë.

“Fillimisht është shumë e rëndësishme që të gjitha veprimet që i kemi bërë kanë qenë në koordinim me Ministrinë. Gabimi i parë që është bërë në raport me stadiumin tonë është lidhur kontrata kornizë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme