Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca: ZKA-ja ka rritur numrin e auditimeve

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 11:27 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka raportuar të martën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se është hera e parë që po e paraqet këtë raport në këtë komision që nga marrja e mandatit të saj. “Është hera e parë që po e paraqes për këtë lloj raporti para jush pasi mandatin e kam pranuar me 12 gisht 2021. Deri në fund të 2021, Zyra Kombëtare e Auditimit ka përfunduar 131 raporte të autidimit, katër auditime më shumë se në vitin paraprak”, ka thënë ajo

Spanca tha se për herë të parë në vitin 2021, kanë filluar me audtime të veçanta.

“ZKA për herë të parë ka bërë audtimin e informatave të klasifikuara me ligj.. ndërsa në vitet e ardhshme planifikojmë për auditimin e informatave më të larta në nivelin e sigurisë”.

Spanca tha se kanë vazhduar bashkëpunimit bilateral me zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

“Kontributi kryesor i tyre ka qenë përforcimi i auditimeve të performancës”.

Ajo njoftoi se gjatë vitit 2021  numri i personave të larguar nga ZKA-ja ka qenë dhjetë. “10 punonjës prej tyre janë 3 kanë dhënë dorëheqje, dy janë pensionuar dhe pesë  që i’u ka skaduar  afati kohor i kontratës”, tha ajo.

Sa u përket shpenzimeve të ZKA-së Spanca ka thënë se është shqetësuese shuma e lartë të cilën e paguajnë për qiranë e objektit. “Prej të gjitha shpenzimeve, qiraja e objektit vazhdon të jetë shqetësuese 35.4%. Kjo përbën shqetësim shumë serioz për mua si auditore. Përkundër adresimit të kësaj çështje nga ana imë ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje për ndonjë objekt të përhershëm”.

Ajo bëri të ditur se raportet e auditimit për këtë sezone kanë filluar dhe se do të përfundohen brenda afatit kohor.

“Raportet e auditimit për këtë sezone veç se kanë filluar të publikohen, kemi marr masa që auditimet të kryhen brenda afateve kohore dhe të jenë cilësore”.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, pyeti sa është numri i organizatave buxhetore që auditohen nga auditori privat. “ Sa është numri i organizatave buxhetore që auditohen nga auditor privat?.

Bajhrami po ashtu pyeti edhe për rastet e veprës penale që i ka adresuar ZKA-ja. “52 raste me elementet e veprës penale të cilat ju i keni rekomandaru për prokurori. ZKA a ka ndonjë mekanizëm për përcjelljen e tyre?”, pyeti Bajrami.

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca në përgjigjen e saj ka dhënë shifrat e auditimit. “Prej vitit  2019-të, shërbime të jashtme kanë qenë 22 etnitete që i kemi audituar. Në vitin 2020 kanë qenë 25 organizata që i kemi mbuluar, 22 institucione të pavarura dhe 3 komuna. Për 2021  kemi 19 auditime, 19 institucione të pavarura dhe 6 komuna”, tha ajo.

“Rastet në prokurori kanë qenë 52 raste që i kemi dërguar te prokurori i shtetit. Me prokurorin e shtetit është komunikim i vazhdueshëm. Në ZKA është departamentin për çështje juridike dhe kundër mashtrimit të cilët i marrin raportet edhe i analizojnë. Janë disa kritere posaçërisht të fusha e prokurimit publik, është udhëzuesi i cili i definon”.

“Departamenti veç se ka filluar për t’i analizuar raportet dhe po besoj që deri javën ardhshme do t’i kemi të dhënat për raportet që i kemi publikuar, këtu përfshihet edhe KEK”.

“Sa i përket shqyrtimit, do ta dërgojmë dhe kurdo që ju e vlerësoni ne jemi të gatshëm të raportojmë. Është dërguar vetëm te zonja Bajrami”.

Spanca foli edhe për shumë e punonjësve civil të cilët kanë marrë paga pa shkuar fare në punë dhe tha se për këtë janë shpenzuar rreth një milion euro.

“Çështja për pagesat e ish mbrojtjes civile, e kemi shpalosur janë diku 212 punonjës që paguhen pa dal në punë vlera e përgjegjshme është diku rreth 1 milion euro”, tha ajo.

Spanca tha se është paraparë që të bëhet auditmi edhe për preformancën e RTK-së.

Sa i përket shumë së lartë të qerasë së ZKA-së, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka thënë se duhet të gjendët një zgjidhje sa i përket objektit të qerasë së ZKA-së. “Po më vjen keq që auditori i përgjegjshëm të ballafaqohet me këtë. Besoj që ne gjithë duhet të ndihmojnë që të jetë një objekt që ka kushte”.

Deputetja e VV-së  Mirlindja Tishukaj-Sadiku, ka përmendur ndryshimet e bëra në ZKA, si dhe ka rekomanduar që veturat që janë jashtë funksionit në ZKA të futën në planin strategjik.

“Për herë të parë kemi pas raporte për RTK e KEK, tema që kemi diskutuar, e kemi propozuar. Me vendosjen e juaj ka ndryshuar dhe gjendja brenda ZKA duke filluar prej kursimeve, ulja e pagës, jemi mirënjohës për raportet e që jeni bashkëpunuese”, tha ajo.

“Në aspektin teknik po shihet që keni probleme, ju keni 11 vetura, po 7 janë jashtë funksionit…çka keni bë në këtë drejtim sepse me sa e pash jeni në përpilim e sipër të planit strategjik po besoj që edhe aspekti teknik duhet të inkorporohet”, tha ajo .

Auditorja e Përgjithshme, Spanca, ka thënë se shtatë vetura janë të amortizuara.

“Për çështjen e veturave, 7 janë tërësisht të amortizuara. Kryesisht veturat janë të nevojshme për transportin e auditorëve në zona të largëta. Buxhetin e kam trashëguar kështu, e kemi paraparët që të bëjmë edhe blerjen e veturave. Të gjitha ministritë organizatat buxhetore janë në qendër, duhet ta ndërrojmë automjetet dhe të fillojmë furnizimin me automjeteve të reja, do të shohim edhe në planet e ardhshme”.

Spanca tha se momentalisht i kanë ekspertët e auditimit të Suedisë, duke mbajtur trajnime në fushën e sigurimit të cilësisë në auditim.

“Pikat më kritike është kjo e sigurimit të cilësisë”.

 Sa i përket përzgjedhjes së komunave auditorja njoftoi se janë donatorët që e udhëheqin procesin e auditimit të komunave.

“Këto aktivitete nuk varen nga Ne”.

Të ngjashme