Australia merr masa për të mbrojtur universitetet nga ndikimi i jashtëm

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Universiteteve Australiane do t’u kërkohet të punojnë me agjencitë e sigurisë, për të siguruar se ato po mbrohen nga ndërhyrjet e padrejta të huaja, tha ministri për Arsim i Australisë, Dan Tehan.

Studentët e huaj kanë një vlerë prej rreth 23 miliardë dollarë në vit për ekonominë australiane, përfshirë studentët kinezë, që llogariten rreth një e treta e kësaj shume.

Por, pas një sulmi kibernetik dhe frikës se Kina mund të ndikojë te studentët dhe hulumtimet që bëhen në Universitete, Tehan tha se do të ngrihet një task-forcë e përfaqësuesve të universiteteve dhe agjencive të sigurisë.

“Universitetet janë një objektiv tërheqës duke pasur parasysh hulumtimin e tyre në një varg fushash dhe pronësinë intelektuale që ky hulumtim gjeneron”, tha Tehan.

Task-forca do të sigurojë që universitetet kanë mbrojtje të mjaftueshme në internet, tha ai.

Në muajin qershor, Universiteti Kombëtar Australian tha se hakerat kishin në hyrë në rrjetin e internetit, për të marrë të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë numrat e llogarisë bankare të studentëve dhe detajet e pasaportës.

Australia nuk i ka identifikuar fajtorët e këtij sulmi.

Task-forca gjithashtu do të sigurojë që hulumtimet akademike dhe studentët të jenë të lirë nga çdo ndikim i padrejtë, tha Tehan.

Këtë muaj, Australia njoftoi se do të heq një program arsimor, të financuar nga Kina, për mësimin e gjuhës në disa universitete.

Marrëdhëniet midis Australisë dhe Kinës janë tensionuar vitet e fundit për shkak të frikës së Australisë nga aktiviteti kinez, si në Australi ashtu edhe në rajonin e Paqësorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme