Austria jep 1 milion e 800 mijë euro për hulumtime shkencore të studentëve të UP-së

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 12:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (WUS Austria), kanë lidhur Marrëveshje për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se me nënshkrimin e marrëveshjes iu hapen dyert studentëve, jo vetëm për studime të zakonshme, mirëpo edhe për hulumtime, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja e sotit ishte ta bëjmë pjesën zyrtare që na takon neve si MAShT. Kjo marrëveshje shton edhe më shumë bashkëpunimin me Austrinë. Kjo marrëveshje sot dhe ajo e mëhershme na jep mundësinë që të përkrahen studentët tanë në pjesën e doktoraturës dhe postdoktoraturës, si dhe në pjesën e hulumtimeve. Me marrëveshjen e sotme po hapim mundësi të reja për studentët tanë që përveç studimeve të zakonshme ta zhvillojnë edhe pjesën shkencore”.

Ndërkaq, lidhur me koston e projektit, ai tha se Austria ka ndarë 1 milion e 800 mijë euro. Ministria e Arsimit ka kontribuar me 200 mijë euro.

Veronica Nitsche, përfaqësuese e WUS Austria, tha se përmes kësaj marrëveshjeje studentët do të përfitojnë më së shumti.

“Projekti quhet HERAS dhe do të thotë se arsimi i lartë, hulumtimi dhe shkencat e aplikuara ndërlidhen me rëndësinë e arsimit të lartë dhe tregun e punës. Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me sistemin e arsimit të lartë përmes universiteteve dhe përmes Ministrisë së Arsimit. Çdo gjë ka të bëjë me bashkëpunimin. Po të mos ishte Ministria që t’i hapte dyert e bashkëpunimit, ne nuk do të mund të vinim”, tha ajo.

Të ngjashme