Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.
Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin austriak rreth veprimeve të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend.
Po ashtu, Bajrami shprehu falënderimin e saj për Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler, e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive austriake në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses. Gjithashtu, ambasadori austriak shprehu gatishmërinë e tij për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.