Silvija Soldo, makina e së cilës u godit nga një autobus të mërkurën në “Mali Bukovac”, u takua sot me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, para se kjo e fundit të nisej për në Karlovac për një tubim parazgjedhor.
Sipas mediave kroate, Soldo tha se presidentja i kishte “kërkuar falje njëqind herë për aksidentin” dhe se ajo ishte penduar për gjithçka që kishte ndodhur.
Grabar-Kitaroviq, siç ka rrëfyer ajo, i tha asaj se do të bënte gjithçka për të ndaluar autobusin nëse ajo do të shihte se çfarë kishte ndodhur, por nuk e vuri re fare se kishte një aksident.
Gjithashtu, presidentja është shprehur e gatshme t’i japë shoferes së dëmtuar një makinë zëvendësuese nëse makina e saj nuk riparohet, pasi ajo ka nevojë për të shkuar në punë.
Ndryshe, gjatë të mërkurës autobusi i kandidates presidenciale Kolinda Grabar-Kitaroviq ishte përfshirë në një aksident të vogël trafiku në Qarkun Krapina-Zagorje.
Shoferja e dëmtuar Sylvia Soldo ka thënë se aksidenti kishte ndodhur në një “rrugë të ndërlikuar dhe mjaft të ngushtë”. /Telegrafi/