Automjetet e FSK-së shihen rrugëve të Ferizajt, Ministria e Mbrojtjes: Asgjë e jashtëzakonshme

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Automjete të blinduara të FSK-së janë parë sot në fshatin Dardani të Ferizajt.

Hamdi Pollomi, këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një përgjigje për Gazetën Express tha se nuk ka “asgjë të jashtëzakonshme”.

“Bazuar në kërkesën e juaj ju njoftoj se njësitë e Regjimentit të parë në bazë të planeve të trajnimeve operojnë në fshatrat Ramjan, Livoq, Zhegoc, Dardani e fshatrat përreth, përndryshe nuk kemi asgjë të jashtëzakonshme”, tha ai.

https://gorilla.cdnja.co/v/3m/3maqE.mp4?token=uB3zToxY_AM1WZVa1GX1tg&expires=1667837855

Të ngjashme